Kristiano Ronaldo përveç se është një super futbollistë, ai është edhe një ikonë e marketingut. Vetëm tre ditë pasi u zyrtarizua s pjesë e Juventusit, arka e “Zonjës së Vjetër” është pasuruar në mënyrë enorme me shitjen e fanellave të yllit portugez.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Juventusi vetëm në 24 orët e para ka shitur plotë 520 mijë fanella, ndërsa nëse kjo shifër shumëzohet me çmimin mesatar prej rreth 100 euro, “biankonerët” që tani thuhet të kenë përfituar 52 milion euro, apo gjysmën e shumës që kanë paguar për blerjen e Ronaldos nga rradhët e Realit të Madridit.
Drejtuesit “bardhezi” për shërbimet e Ronaldos, klubit “madrilen” i paguajtën 105 milion euro, ndërsa me ardhjen e tij me siguri se përveç Juves ka përfituar në përgjithësi edhe “Serie A”, që tashmë do të jetë shumë më e ndjekur.
Ronaldo me Juventusin ka nënshkruar kontratë për 4 vite, nga e cila në çdo sezon do të përfitojë nga 30 milion euro.