Burhan Mustafa sezonin e ri do të mbrojë portën e skuadrës së Borecit që garon në kategorinë e dytë të futbollit të Maqedonisë. Ish portieri i FC Shkupit që në qershor të këtij viti u largua nga skuadra e Çairit ka arritur marrëveshje për 1 vit me drejtuesit e Borecit, ku këta të fundit janë duke përgatitur një ekip cilësor për nivel të Ligës së Dytë me ambicie të mëdha për kyçje në elitë.
Me 27 vjeçarin në portë, Boreci do të pretendojë vendet e para në tabelën e LDFM-së në sezonin e ri 2018/19, me çka ka sjell edhe disa përforcime tjera. Mustafa përveç Shkupit, gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve si Euromilku, Drita e Bogovinës, Maxhari dhe Milano e Kumanovës.