Milani mund të humbas njërin prej futbollistëve të saj më të mirë, sanjollin Suso. Agjenti i këtij të fundit gjatë këtyre ditëve pritet të takohet me përfaqësues të Çelzit, për të dakorduar transferimin e tij eventual në “Stemford Brixh”. Ish futbollisti i Liverpullit pëlqehet shumë nga strategu italian Mauricio Sarri, i cili së shpejti do të marrë drejtimin e “bluve” të Londrës, njofton “Calcioneës24”, përcjellë “infOSport.mk”.
Milan Winger Suso Reportedly met with Chelsea this week to discuss a €40m move, he was a big target of Sarri at Napoli, Suso’s agent is also the agent of Davide Zappacosta #CFC ( Football italia via CalcioMercato ) 🔵🚨 pic.twitter.com/7A4j3NpsVO
— – (@MaurizioIogy) July 12, 2018
Suso u shndërrua në një ndër futbollistët kyç te skuadra “kuqezi” nga Milano, ndërsa vlera e tij në tregun botëror të futbollit kap shifrën e 40 milion eurove.
Agjent i spanjollit është Alesandro Luçi, i cili te Çelzi më parë kishte dërguar edhe Davide Dzapakosta. Ddëbimi i Milanit nga garat europiane mund të luaj një rol të rëndësishëm në vendimin e Suso-s, pohon i njëjti burim.