Çelzi e shkarkon, Konte kërkon kompensimin përmes gjyqit

Drejtuesit e Çelzit kanë vendosur që të shkarkojnë strategun italian Antonio Konte, i cili megjithatë nuk do të mbetet duarkryq, pasi po përgatitet të padis skuadrën angleze, pasi kjo e fundit nuk i ka paguar atij dhe ndihmësve të tij një shumë prej 11 milion eurove si kompenzim për ndërprerjen e kontratës para kohe.

Mirëpo të kundërtën vlerësojnë te Çelzi, edhe pse Antonio Konte insiston që parat e tij, siç vlerëson ai, do ti kërkojë përmes gjykatës.

Është interesant fakti se lajmi për shkarkimin e tij ende nuk është bërë publik në faqen e klubit nga “Stemford Brixh”. Mirëpo edhe përkundër kësaj mesfushori spanjoll, Cesk Fabregas është përshëndeture me italianin, duke i dëshiruar sukses në të  ardhmen. Të njëjtën gjë kishte bërë edhe legjenda e Çelzit, Xhon Teri.

 

 

Leave a Reply