Vardari e ka mbyllur me disavantazh pjesën e parë të ndeshjes kualifikuese për Liga Europa kundër Pjunik, ndeshje kjo që në këto momente po zhvillohet në Erevan të Lituanisë, njofton “infOSport.mk”.
Golin e epërsisë vendasit e Pjunik e realizuan në minutën e 28-të, kur Konate vendosi të godas nga distanca, ndërsa pasi njëri prej mbrojtësve të Vardarit preku topin në tentativë për të devijuar, ajo mashtroi portierin Gaçevski, duke e mposhtur atë për rezultat 1:0.
Pjesë e formacionit të parë të Vardarit në këtë ndeshje është edhe mesfushori shqiptarë, Besar Iseni, ndërsa në bankinë qëndron edhe sulmuesi i talentuar, Jakup Berisha.