Në fshatin Shipkovicë të Tetovës me 12 gusht të këtij viti do të organizohet turneu i madh në shah për nder të Mahi Halilit ose komandant Lala.
Organizatori Nazmedin Imeri po bënë përgatitjet e fundit që ky turne të kalojë ashtu siç është më së miri.
Hë për hë janë paraqitur 65 shahistë të njohur nga vendi dhe rajoni, kurse pritet që ky numër të rritet edhe më shumë, të kaloj edhe numrin 100.
Do të luhet sips sistemit Rapid prej 15 minutave.
Organizatorët do të shpërblejnë me të holla, kupë dhe medalje 7 vendet e para, seniorin, juniorin, shahistën femër dhe shahistin më të mirë vendor. Do të ketë edhe shpërblime të tjera. Turneu do të filloj prej orës 10:00.