Skuadra e Partizanit të Tiranës pas pak do të zhvillojë ndeshjen e raundit të parë eliminatorë kundër skuadrës së njohur sllovene të Mariborit, njofton “infOSport.mk”. Është kjo një ndeshje tepër e vështirë për skuadrën shqiptare, e cila mbështetet te tereni vendas dhe ndihma e tifozëve të saj “Guerrilsat”.
Trajneri Gega e ka fiksuar formacionin titullar, ku ka vend edhe për dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Egzon Belica dhe Jasir Asani.
Ky i fundit pritet të luaj një rol kyç në pjesën ofenzive, teksa strugani Belica bashkë me Gjokoviç, do të tentojnë të pastrojnë çdo rrezik që vjen në drejtim të portës së tyre.
Ndeshja Partizani – Maribori starton në ora 17:30 në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, teksa arbitër kryesor do të jetë francezi, Brisard.
FORMACIONET ZYRTARE |
PARTIZANI: Hoxha, Belica, Gojkoviç, Progni, Asani, Telushi, Trashi, Mala, Ibrahimi, Hila, Kalari |
MARIBOR: Handanoviç, Suler, Vrahovec, Tavarez, Zahoviç, Bajde, Derviseviç, Milec, Viler, Ivkoviç, Kramariç |