FC Shkupi sa i pafat, fare në fund pranoi edhe golin e dytë ndaj Renxhersit (VIDEO)

FC Shkupi humbi, megjithatë të përzgjedhurit e trajnerit Zekirja Ramadani pa dyshim se na kanë bërë krenar të gjithë neve për lojën, guximin dhe kualitetin që treguan sonte në “Ajbroks” stadium, nga ku kthehen me disfatë të pamerituar prej 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Sonte përballë 56 herë kampionëve të Skocisë, Gllazgou Renxhers, FC Shkupi laujti me zemër të madhe, ndërsa në disa momente ishte edhe më i mirë se kundërshtari, sidomos në fillimin e pjesës së dytë, ku për disa minuta me rradhë kanoseshin nga goditjet e këndit, në dy raste me anë të Bazhe Ilijoskit dhe në një rast me anë të rezervistit Amir Bilali.

Përveç kësaj, FC Shkupi gjatë pjesës së parë ishte shumë afër epërsisë, mirëpo goditja e Bllagoja Ljamçevskit përfundoi vetëm në traverzë.

Ljamçevski godet traverzën

Uhhhhhhh, çfarë rasti për FC ShkupinLjamçevski godet traverzën

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 12 юли 2018 г.

Golin e vetëm Renxhersi përballë FC Shkupit e realizoi në minutën e 23-të, kur pas një aksioni të shpejtë, Xhejmi Marfi pasi fitoi hapësirë për të goditur nga brendia e zonës, atë e bëri shumë mirë me të majtën e tij, duke mposhtur Suat Zendelin, i cili edhe pse tentoi ta ndalë këtë goditje, nuk i’a arriti qëllimit me ç’rast skuadra skoceze në ato momente avansoi me rezultatin 1:0.

RENXHERSI AVANSON NDAJ FC SHKUPIT

RENXHERSI AVANSON NDAJ FC SHKUPIT GLLAZGOU RENXHERSI – FC SHKUPI 1:0(J. Marfi 23')

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 12 юли 2018 г.

Mirëpo si duket fati u ktheu shpinën futbollistëve shkupjan në minutat shtesë të takimit kur edhe pranuan golin e dytë, pas një penaltie të akorduar në minutën e tretë shtesë. Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri Tavernier, i cili nuk gaboi dhe shënoi për 2:0.

Sa i pafat FC Shkupi

Sa i pafat FC Shkupi, nga nje penalti e akorduar ne minutat shtese, ne fund te besuarit e trajnerit Ramadani nga Skocia kethehen me disfaten 2:0, mirepo me koken larte, pas asaj loje qe teguan per gjate 90 minutave.

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 12 юли 2018 г.

Pikërisht ky rezultat në fund doli të jetë edhe përfundimtarë, pasi Gllazgou Renxhersi jo se tregoi diçka më shumë se FC Shkupi, sidomos në pjesën e dytë, kur futbollistët “bardhekaltër” të udhëhequr në mesfushë nga Broja-Vujçiç-Muarem, por edhe nga Basiolio Ndong, shumë mirë kontrollonin këtë repart, duke neutralizuar të gjitha tentativat e skuadrës vendase për të shënuar edhe golin e dytë në rrjetën e Zendelit, transmeton “infOSport.mk”.

Ky rezultat jep shpresa për ekipin e trajnerit Ramadani, ndërsa njëkohësisht paralajmëron një super ndeshje të stërmbushur me tifoz me datë 17 korrik, kur me fillim në ora 17:55 do të zhvillohet ndeshja e kthimit.

Leave a Reply