FC Shkupi rikthimin në skenën europiane pas plotë 14 viteve po e pret në mënyrë të gatshme. “Bardhekaltërit” nga Çairi sot në mbrëmje në transfertën në Skoci do të zhvillojnë ndeshjen e parë eliminatore në kuadër të Liga Europa kundër 56 herë kampionëve të Gllazgou Renxhers, ndërsa vetëm 5 ditë më pas në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit.
Është kjo një mundësi e mirë për gjithë ata futbolldashës, e në veçanti tifoz të FC Shkupit për të qenë prezent në këtë ndeshje të madhe. Ndërsa duke pasur parasysh se interesimi për këtë ndeshje pritet të jetë shumë i madh, drejtuesit e skuadrës nga Çairi kanë vendosur që prej sot të nxjerrin biletat në shitje, edhe atë në më shumë pika të shitjes në vendin tonë, ndërsa gjithashtu të njëjta do të mund të blihen edhe në mënyrën online.
Çmimet do të jenë të kapshme për çdo dashamirë të futbollit, duke filluar nga 100 denarë e deri më 1.000 denarë. Më poshtë mund të shihni të gjitha pikat e shitjes në vend, si dhe një në Prishtinë, teksa më poshtë përmes fotos mund të shihni edhe pjesët e stadiumit dhe ulëseve, sipas çmimit.
Pikat e shitjes: |
Çmimet: 100 MKD, 200 MKD, 400 MKD, 500 MKD dhe 1.000 MKD. |
AT Atlantik – Shkup |
Jugoton QTQ (GTC), Kati i parë Shkup |
Salla Universale – Shkup |
NT Gogi – Draçevë |
Tobako Monako – Tetovë |
Agora – Gostivar |
AT Meridian – Kërçovë |
AT Globus Travel – Ohër |
Rave Travel – Prishtinë |
www.mktickets.mk |