Pasi u eliminua me Zvicrën e tij në kuadër të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, Blerim Xhemaili ka vendosur që ditët e pushimit ti shfrytëzojë pranë familjes së tij në Bogovinë në Tetovës, njofton “infOSport.mk”.
Duke pasur parasysh se të mërkurën në mbrëmje në program ishte ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Botës midis Kroacisë dhe Anglisë, Blerim Xhemaili bashkë me babain dhe xhaxhain e tij kishte udhëtuar drejt Shkupit për të ndjekur këtë super ndeshje të madhe.
Ai kishte zgjedhur kafiterinë “Coffee Corner”, aty ku gjithë ndeshjen e ndoqi bashkë edhe me deputetin shqiptarë nga rradhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, si dhe shumë të pranishëm të tjerë, të cilët shfrytëzuan rastin për të shkrepur një foto me këtë super futbollistë, i cili aktualisht luan në Itali me skuadrën e Bolonjës.