Skuadra kampione e Anglisë, Mançester Siti është lavdëruar me transferimin e parë të madh gjatë kësaj vere. “Pasanikët” kanë arritur që të angazhojnë algjerianin e Lester Sitit, Rijad Mahrez. 27-vjeçari me Sitin ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare dhe në “Etihad” do të luaj me numrin 26.
Drejtuesit e Mançester Sitit e kërkonin algjerianin edhe gjatë janarit, mirëpo atë kohë “dhelprat” nuk e lëshonin atë për një shumë më të vogël se 100 milion sterlina.
“Gjërat më të bukura u ndodhin atyre që dinë të presin” – kishin shkruar nga tabori i Sitit në “’Twitter”.
The best things come to those who wait… 🕘#welcomeriyad to Manchester City! 💙 #mancity pic.twitter.com/lLjJZrz4J0
— Manchester City (@ManCity) July 10, 2018
“Shumë jam i lumtur që do të jem pjesë e Mançester Sitit. Kjo skuadër luan një futboll shumë të bukur nën drejtimin e Pep Guardiolas dhe për mua gjithnjë ka qenë kënaqësi kur e kam ndjekur prej anësh. Guardiola aplikon një filozofi prej një futbolli sulmues, që më përshtatet shumë. Mançester Siti ndryshoi futbollin anglez dhe për mua është nder që do të jem pjesë e kësaj skuadre” – tha Mahrez për sajtin zyrtarë të klubit.
Shuma që Siti ka paguar për shërbimet e Mahrez është 68 milion euro, shumë kjo që kërkohej nga ana e drejtuesve të Lester Sitit për të lënë të lirë atë.