Sedat Berisha gati të vishet “bardheblu”, por…..!

Sedat Berisha i cili janarin e këtij viti nga FC Shkupi u transferua në Superligën shqiptare, duke nënshkruar me Vllazninë e Shkodrës, mund të ndryshojë ambient, njofton “infOSport.mk”. Për shërbimet e mbrojtësit shkupjan interesohet skuadra 24 herë kampione e Shqipërisë, Tirana, që sezonin e ri do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin shqiptarë.

Berisha me Vllazninë e tij nuk arritën që të ruajnë statusin e skuadrës elitare dhe edicionin e ri do të garojnë në Ligën e Parë të Shqipërisë.

Me siguri se edhe dëshira e Berishës do të ishte që të luaj sërish në Superligën shqiptare dhe një interesim i këtillë nga ana e drejtuesve të Tiranës është i mirëseardhur për të, mirëpo problem është kontrata e tij. Ai me shkodranët ka kontratë deri në fund të vitit 2018-të, dhe i duhet të bisedoje me drejtuesit e klubit shkodran për të ndërprerë bashkëpunimin.

Nëse arrinë që të prish kontratën me Vllazninë, atëherë Tirana e pret krahëhapur mbrojtësin shkupjan, i cili sezonin e tij debutues në Superligën shqiptare zhvilloi 18 ndeshje dhe realizoi 1 gol.

Leave a Reply