Kroacia ka barazuar rezultatin mdaj Anglisë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Botës “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”.
Pas epërsisë së hershme të anglezëve, Kroacia deri te barazimi erdhi falë golit të shënuar nga Ivan Perishiç në minutën e 68-të, kur mjaft mirë reagoi në zonën kundërshtare dhe me kokë shënoi për 1:1, pas harkimit të Sime Vrshaljkos nga e djathta.
Po i njëjti futbollist, Ivan Perishiç, vetëm pak minuta më pas ishte i pafat, kur me të majtën e tij goditi shtyllën, ndërsa në vazhdim të aksionit, Ante Rebiç nuk u gjind më së miri para portierit anglez.