Pas nisjeve të negociatave me Stouk Sitin për shërbimet e Xherdan Shaqirit, skuadra e Liverpullit dëshiron që në rradhët e veta të sjellë edhe kroatin, Marko Pjaca.
Ky i fundit pritet të largohet edhe përfundimisht nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar. Pjaca te Juve u transferua verën e vitit 2016-të, mirëpo nuk arriti dot të gjejë veten në ekipin e Massimiliano Allegrit, derisa në muajin janar ishte huazuar në Bundesligë, te skuadra e Shalke 04, mirëpo duke mos lënë gjurmë edhe te kjo skuadër.
Tani për 23-vjeçarin ka shprehur interesim Liverpulli i Jurgen Klopp. Sipas medieve angleze, “Të Kuqtë”, janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë euro për transferimin e tij në “Enfilld Roud”.
Kjo ofertë mendohet të jetë e pranueshme për drejtuesit e Juves, që dëshiron ta shesh kroatin, duke parë konkurrencën në vijën ofenzive të skuadrës “bardhezi” nga Torino.