Trajneri i Rabotniçkit, Gjore Jovanovski ka mbetur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij në ndeshjen e parë eliminatore të Liga Europa kundër Honvedit hungarez, njofton “infOSport.mk”.
“Romantikët” shënuan fitore me rezultatin 2:1, ndërsa strategu shkupjan thotë se nëse Rabotniçki dëshiron që ta vazhdojë më tej, atëherë do të duhet që në ndeshjen e kthimit futbollistët e tij të jenë të angazhuar maksimalisht dhe të japin më të mirën nga vetja.
“Çdo fitore në Europë është e rëndësishme. Kemi fitore 2:1 dhe shkojmë në ndeshjen e kthimit me gjasa të barabarta për kualifikim në raundin tjetër. Honved tregoi se është një skuadër cilësore, ashtu që në ndeshjen e kthimit do të na pret një ndeshje shumë e rëndë. Në Budapest shkojmë për të shënuar gol, i cili do të na e lehtësonte punën për tu kualifikuar në raundin tjetër të garave europiane” – tha Gjore Jovanovski në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes.