Njeriu i ndeshjes së mbrëmshme te Shkëndija në fitoren 5:0 ndaj skuadrës së TNS nga Uellsi pa dyshim se ishte bomberi kërçovarë, Besart Ibraimi. Numri 7 i “kuqezinjëve” shënoi plotë 4 gola, edhe atë secilin më të bukur se tjetrin. Ai pas përfundimit të ndeshjes tha se ndjehet i lumtur për golat e shënuar, mirëpo duke potencuar se kjo fitore është meritë e gjithë skuadrës.
“Besoj se gjithë futbollistët sonte kemi dhënë maksimumin, ndërsa si rezultat erdhi edhe fitorja e thellë 5:0. Mund të shënonim edhe ndonjë gol deri në fund të ndeshjes, mirëpo jemi të gëzuar edhe me këtë fitore. Unë çdoherë ju gëzohëm golave dhe jam i lumtur që shënojë, pasi secili ka bukurinë e tij. Jam i lumtur që sonte shënova 4 gola. Më përshtatet pozita që kam në skuadër, ndërsa edhe përkundër 4 golave të shënuar mendoj se kjo fitore është e përbashkët, është e gjithë skuadrës” – tha Besart Ibraimi pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme ndaj TNS.
Ibraimi sezonin e kaluar në 8 ndeshje europiane, që të gjitha në Liga Europa pati shënuar 5 gola, ndërsa këtë vit aventurën e tij në ligën më prestigjioze europiane e nisi me 4 gola në vetëm një ndeshje.
Shpresojmë që Ibraimi me këtë ritëm të golave do të vazhdojë edhe pas kësaj ndeshje, dhe se do të ndihmojë Shkëndijën që të arrijë sa më lartë.