Kroacia është shumë pranë finales së madhe të Kupës së Botës në Rusi, pasi arriti që të shënojë edhe golin e dytë në përballjen gjysmëfinale ndaj Anglisë, njofton “infOSport.mk”.
Pasi ndeshja u mbyll me barazimin 1:1 për gjatë 90-të minutave lojë, skuadrat iu drejtuan vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.
15 minutëshi i parë nuk solli asnjë gol, mirëpo ishte një rast i Manxhukiç fare në fund, që paralajmëroi golin e tij në 15 minutëshin e dytë, më saktësisht në minutën e 109-të, kur nga brendia e zonës me të majtën e tij, edhe për herë të dytë mposhti portierin anglez, Pikeford. Kroaci – Angli, 2:1.