Golat nga spektakli i Shkëndijës ndaj TNS-së (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar fitoren më të thellë nga ndeshjet e zhvilluara të martën në mbrëmje në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.  Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani me rezultatin 5:0 mundën ekipin përfaqësues të Uellsit, TNS.

Në këtë ndeshje hero i “kuqezinjëve” nga Tetova doli të jetë Besart Ibraimi, që njëherit realizoi 4 gola, 3 prej të cilëve vetëm në pjesën e dytë, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 13 minutash (53’, 60’, 66’).

Një fitore tjetër të madhe mbrëmë arriti gjithashtu edhe Hapoel Ber Sheva, që si mysafir në Estoni, mundi ekipin e Flora Talin me reuzltatin 4:1, teksa fitore të sigurta, për më tepër që i arritën në transfertë, shënuan edhe Selltiku dhe Malmo, që me rezultatin identik 3:0 mundën Alashkert, gjegjësisht Dritën e Gjilanit. (Foto: gol.mk)

Liga e Kampionëve, ndeshjet e raundit të pare eliminatorë
Flora (Est) 1 – 4 H. Beer Sheva (Isr)
Torpedo Kutaisi (Geo) 2 – 1 S. Tiraspol (Mda)
Alashkert (Arm) 0 – 3 Celtic (Sco)
Dudelange (Lux) 1 – 1 MOL Vidi (Hun)
Vikingur (Fai) 1 – 2 HJK (Fin)
SHKENDIJA (MAC) 5 – 0 TNS (WAL)
Cork City (Irl) 0 – 1 Legia (Pol)
Drita (Kos) 0 – 3 Malmo FF (Swe)

Leave a Reply