Gostivari ka disa ditë që ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Derisa trajneri Mensur Jakupi me futbollistët që ka në disponim vazhdon punën rreth fazës së përgatitjeve, drejtuesit e skuadrës po punojnë në transferimin e futbollistëve të rinj, njofton “infOSport.mk”.
Kështu pas largimit të portierit shkupjan, Jasir Bajrami, Gostivari ka gjetur shumë shpejtë zëvendësuesin e tij, duke arritur marëveshje me Shkëndijën për huazimin e portierit të taentuar, Artan Iljazi.
Me këtë të fundit drejtuesit e Gostivarit me homologët e tyre të skuadrës tetovare kanë arritur marrëveshje për huazimin e tij një vjeçar, ndërsa “infOSport.mk”, mëson se skuadra gostivarase po për një vit ka nënshkruar edhe me sulmuesin Valon Zeqiri.
Nndërkohë rikujtojmë se përveç Jasir Bajramit, nga Gostivari janë laguar edhe Liris Bexheti, Ilirid Ademi dhe Sabit Bilali.