Arsenali vazhdon të jetë aktiv në merkaton e verës. Skadra londineze gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe përforcimin e pestë, që vjen nga rradhët e skuadrës së Ligës së dytë franceze, Lorien.
Bëhet fjalë për mesfushorin 19-vjeçar, Mateo Genduzi, për shërbimet e të cilit Arsenali do të paguajë 8 milion sterlina, ndërsa të dyja skuadrat për momentin nuk kanë bërë të ditur kohëzgjatjen e kontratës.
Introducing… @MatteoGuendouzi 👋#GunnerGuendouzi 🔴 pic.twitter.com/dHEWi69hIK
— Arsenal FC (@Arsenal) July 11, 2018
Genduzi është një fëmijë i Paris Sen Zhermenit, ndërsa ka qenë gjithashtu pjesë e pandarë e përfaqësueseve të moshave të Francës, U18, U19 dhe U20.
Te Arsenali, Genduzi do të mbajë veshur fanellën me №29, ndërsa bëhet futbollisti i pestë që nënshkruan me “topçinjtë”, pas Stefan Lihtshtajner, Sokratis, Bernd Leno dhe Lukas Toreira.