Prej sot Ashraf Hakimi është pjesë e Borusia Dortmundit. Mbrojtësi i krahut të djathtë te skuadra gjermane vjen nga Reali i Madridit, edhe atë si i huazuar për dy vite.
Marokeni 19-vjeçar i cili luajti në Botërorin e Rusisë me ekipin e vendit të tij të lindjes, nuk arrinte dot të siguronte një vend titullari te Reali, ndërsa afrimi i Alvaro Odriosola së fundmi, i bëri me dije Hakimit, se vetëm largimi dhe një skuadër si Dortmundi mund ti japin rastin atij për të luajtur.
Lexo gjithashtu: Pas Ronaldos, edhe një tjetër largim nga Reali!
Një opcion tjetër për krahun e djathtë të mbrojtjes ishte edhe Stefan Lishtajner, i cili megjithatë kishte preferuar të luaj në Premierligën angleze me skuadrën e Arsenalit.
🆕 Willkommen in Dortmund, Achraf #Hakimi!
🤝 Der BVB leiht den 19-jährigen marokkanischen Nationalspieler @AchrafHakimi für zwei Jahre von @ChampionsLeague-Sieger @realmadrid aus! pic.twitter.com/1hJP0pbk7Q
— Borussia Dortmund (@BVB) July 11, 2018