Ish sulmuesi i Atletiko Madridit, Çelzit, Liverpullit dhe Milanit, Fernando Tores përmes një konference për shtyp edhe zyrtarisht ka njoftuar se si agjent i lirë do ti bashkohet skuadrës japoneze të Sagan Tosu.
Gjatë sezonit të fundit ai luajti me Atletiko Madridin, mirëpo pas përfundimit të kampanjës, atij i përfundoi kontrata, me ç’rast braktisi klubin.
Hola a tod@s, mañana martes 10 a las 9.30 am tendré el placer de presentar ante los medios de comunicación mi nuevo libro digital audiovisual, al tiempo que contaré cual será mi nuevo destino futbolístico. Será en @9Fitness , en el número 3 del Paseo de Acacias en Madrid pic.twitter.com/8zYMNNeEfK
— Fernando Torres (@Torres) July 9, 2018
Tores një kohë më të gjatë ishte në bisedime me këtë klub, ndërsa në një periudhë u mendua madje se marrëveshja nuk do të arrihet.
Sagan Tosu për momentin janë në pozitën e para fundit, pozitën e 17-të në Xhej Liga, ku nga gjithsej 15 ndeshje, vetëm në tre prej tyre ka dalë si fitues.
Para disa javësh, edhe ish shoku i Tores te Spanja, Andres Iniesta vendosi të vazhdojë karrierën në Japoni, duke nënshkruar me skuadrën e Visel Kobe.