Shkëndija vallëzon nën ritmin e Besart Ibraimit, 4 gola të bomberit kërçovarë (VIDEO)

Shkëndija vazhdon të vallëzojë në ndeshjen ndaj TNS, e vlefshme për raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, edhe atë nën ritmin e Besart Ibraimit, i cili thjesht është i papërmbajtshëm për futbollistët kundërshtarë, njofton “infOSport.mk”.

Pasi shënoi golin e parë në minutën e 38-të, të pjesës së parë, bomberi kërçovarë në pjesën e dytë arriti të shënojë edhe tre gola të tjerë, edhe atë në minutat 53’, 60’, 63’, duke bërë që Shkëndija të avansojë me rezultatin 5:0, dhe thuajse me një këmbë sheh veten në raundin e dytë të Ligës më prestigjioze europiane.

Aktualisht në arenën “Filipi i Dytë” po zhvillohet minuta e 70-të, dhe parashtrohet pyetja, edhe sa gola në rrjetën e mysafirëve nga Uellsi?

Foto: gol.mk

 

Leave a Reply