Renova prej sot transferohet në Ohër

Skuadra e Renovës që në sezonin e ri do të udhëhiqet nga strategu tetovar, Jeton Beqiri, prej sot do të qëndrojë në Ohër, aty ku për 12 ditë rradhazi do të zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve në prag të sezonit të ri futbollistik, njofton “infOSport.mk”.

Ekspedita “bardhekaltër” drejt Ohrit do të niset sot pasdite, ndërsa trajneri Beqiri beson në përgatitje të mira, përmes së cilave do të kishte një pasqyrë të vërtetë rreth formës së futbollistëve dhe formimit të boshtit të skuadrës, me të cilën do të paraqitet sezonin 2018/2019.

Pjesë e ekspeditës së Renovës për në Ohër do të jenë edhe disa nga talentët e rinj, që vijnë nga grupmoshat e reja, si dhe 5 përforcimet e deritanishme, si Miran Maksuti, Fisnik Zuka, Ylber Beqiri, Aleksandar Ristevski dhe Nikolla Pantoviq.

Në një bisedë me “infOSport.mk”, drejtori sportiv i Renovës, Lirim Saiti tha se nuk përjashtohet edhe ndonjë përforcim i ri edhe gjatë fazës së përgatitjeve në Ohër, ku gjithashtu janë duke punuar edhe në caktimin e ndeshjeve kontrolluese.

Leave a Reply