Skuadra e Monakos edhe edhe zyrtarisht ka transferuar mbrojtësin e krahut të majtë të Torinos, Antonio Bareka. Futbollisti 23-vjeçar me skuadrën nga Principata ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare, ndërsa shumën që Monako i ka paguar skuadrës torineze kap shifrën e 12 milion eurove.
Bareka ka kaluar të gjitha grupmoshat e reja të kombëtares së Italisë, teksa sezonin e fundit me fanellën e Torinos regjistroi 9 ndeshje në “Serie A”.
🇮🇹 Chi sei Antonio❓
À la découverte de notre nouveau latéral gauche italien Antonio Barreca ! pic.twitter.com/oU4DOv4pTO
— AS Monaco 🇲🇨 (@AS_Monaco) July 10, 2018
Për shërbimet e Bareka interesohej edhe Roma, mirëpo skuadra franceze në fund doli të fitoj konkurrencën dhe të bëjë për vete këtë talent.
Rikujtojmë gjatë ditës së djeshme Monako gjithashtu angazhoi edhe mbrojtësin e ri të Sent Etien, Ronael Pier-Gabriel. Talenti 20-vjeçar që është pjesë e përfaqësueses shpresa të Francës, me Monakon firmosi kontratë deri në vitin 2023.