Malmo e fortë për Dritën e Gjilanit (VIDEO)

Skuadra kampione e Kosovës, Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve, pasi sonte në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë u mund nga skuadra kampione e Suedisë, Malmo me rezultatin 0:3, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo disfata e parë për skuadrën gjilanase në aventurën e saj në garat Europiane të këtij viti.

Suedezët u treguan më të mirë se kosovarët, sidomos në reaprtin e sulmit, ku dinin ti shfytëzonin rastet e krijuara.

Drita e filloi më mirë ndeshjen dhe pati një gjysmë rast shënimi me sulmuesin Haxhimusa, por goditja e tij me kokë përfundoi shumë afër portës mysafire.

Po zhvillohej minuta e 13-të e ndeshjes kur suedezët shënuan goline  parë nëpërmjet Strandberg i cili u gjend më së miri në zonën e rrezikshme të Dritës.

Ndërkoh 6 minuta para fundit të pjesës së parë mysafirët arritën të shënonin edhe golin e dytë nëpërmjet Traustason, i cili shënoi pas një aksioni mirë të ndërtuar nga gjysmëfusha.

Në pjesën e dytë vërehej një dëshirë e madhe në mesin e futbollistëve të Dritës për të shënuar gol në rrjetën e suedezëve, mirëpo gjitha tentativat e tyre dolën të jenë të kota, ndërkohë në anën tjetër Malmo në minutën e 82-të shënoi edhe golin e tretë që mban firmën e Markus Rosenberg, një ish futbollist ky i Ajaksit, Verder Bremenit,  Rasing Santanderit dhe Uest Bromuiç Albionit.

Ky rezultat i jep shumë pak shpresa Dritës për të kaluar në fazën tjetër, ndërsa me siguri se trajneri Bekim Isufi do të tentojë të paktën që nga ndeshja e kthimit që në program është me 17 korrik në Malmo, të nxjerrë një rezultat më pozitiv, që do nënkuptonte një disfatë minimale, apo edhe ndonjë barazim.

Leave a Reply