Gjysmëfinalet e Kupës së Botës vënë sot përballë Francën me Belgjikën, dy përfaqësuese të cilat janë ndwr më të vlerësuarat në botë sa u përket çmimeve të kartonit të futbollistëve që kanë në radhët e tyre. Sipas përllogaritjeve, kjo e sotmja është ndeshja me e shtrenjtë e Botërorit deri tani, pasi vë përballë dy skuadra të cilat së bashku kushtojnë në total 1,83 miliard euro.
Sipas përllogaritjeve të bëra nga faqja e specializuar për merkaton, “Transfermarkt”, Franca është ekipi më i vlefshëm në këtë aktivitetit, pasi totali i vlerave të kartonëve të saj arrin 1,08 miliard euro. Ylli i skuadrës është Kilian Mbape, vlera e të cilit është 120 milionë euro.
Belgjika, mes skuadrave të mbetura, është në vendin e tretë, me një total prej 754 milionë eurosh të vlerës së lojtarëve të saj, e kaluar nga Anglia e cila ka një vlerë prej 874 milionë eurosh për 23 futbollistët. Lojtari më i vlerësuar i belgëve është “mendja” e mesfushës, Kevin De Bryjn, vlera e të cilit tashmë arrin 150 milionë euro. (vipsport.al)