Futbollistët e FC Shkupit janë nisur drejt Skocisë për ndeshjen e parë eliminatore të Liga Europa kundër Gllazgou Renxhersit.
Ekspedita “bardhekaltër” ka nisur nga aeroporti i Shkupit, ku do të udhëtojnë njëherit drejt Stambollit, ndërsa mëngjesin e nesërm nisen drejt Gllazgout.
Ndeshja Glasgou Renxhers-Shkupi zhvillohet të enjten në stadiumin “Ajbroks” duke nisur nga ora 20:45.