Vazhdojnë fuqishëm operacionet e shpëtimit në Tajlancë për të nxjerrë nga shpella futbollistët e ngujuar atje që prej dy javësh. Shpresat u rritën pasi dje 4 prej futbollistëve arritën të nxirren. Misioni u ndalua për të paktën 10 orë sa të furnizohen bombolat me oksigjen.
Misioni nuk është pa rrezik për 8 ffutbollistët e rinj të mbetur dhe trajnerin e tyre. Tre ditë më parë, një nga zhytësit ndërroi jetë, teksa po notonte për të dërguar bombolat e oksigjenit.
Ai, nuk pati oksigjen të mjaftueshëm të kthehej mbrapsht. Por megjitë rrezikun, familjarët kanë rënë dakord, që të tentohet nxjerrja e fëmijëve tani, pasi me fillimin e sezonit të shirave, përmbytjet mund të përkeqësojnë edhe më shumë situatën, duke e bërë pastaj vërtet të pamundur shpëtimin e tyre.
18 zhytës profesionistë janë angazhuar t’i ndihmojnë dhe të gjithë presin me padurim përfundimin e kësaj sage të gjatë.