
Uest Hami edhe zyrtarisht ka bërë për vete mesfushorin e Arsenalit, Xhek Uilshir. 26-vjeçari me skuadrën londineze ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, pasi në fillim të këtij sezoni refuzoi të vazhdojë kontratën me Arsenalin, pjesë e së cilës skuadër ishte në 17 vitet e fundit.
“Ndjenja është e veçantë. Shumë njerëz e dinë se kisha një lidhje të veçantë me këtë klub që nga fëmijëria. Njerëzit kanë parë foto të mia me fanellën e Uest Hamit. Kam shumë kujtime nga fëmijëria, kur bëja tifo për Uest Hamin, duke ndjekur ndeshjet e skuadrës nga “Apton Park”. Familja ime dhe disa nga miqtë e mi janë tifoz të Uest Hamit” – tha Uilshir.
Uilshir i cili ka të zhvilluara 34 ndeshje me kombëtaren e Anglisë te Uest Hami vjen si futbollistë i lirë, pasi në fund të qershorit i përfundoi kontrata me Arsenalin. “Çekiçët” gjithashtu thuhet se janë shumë afër transfeirmit të Andrij Jarmolenkos, për shërbimet e të cilit do të paguajnë 20 milion euro.
Our new midfielder has arrived… #WelcomeJack pic.twitter.com/kPd7hm4YxZ
— West Ham United (@WestHamUtd) July 9, 2018