Shkëndija kërkon të përforcohet nga Luftëtari

Shkëndija e Tetovës të martën do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën e The Nju Seints nga Uellsi.

Paralelisht me përgatitjet që po bëjnë futbollistët për këtë ndeshje, drejtuesit e skuadrës janë duke punuar në afrimin e futbollistëve të rinj, që do të plotësonin atë hapësirën e lënë bosh pas largimit të kapitenit Ferhan Hasani. Pasi nuk arritën për të transferuar Idriz Bathën e Partizanit, drejtuesit “kuqezinj” sërish po tentojnë të marrin një futbollistë nga Superliga shqiptare, kësaj rradhe nga ekipi i Luftëtarit, që për herë të parë do të luaj në Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për mesfushorin qendror, Eduart Rroca, i cili sezonin e kaluar bashkë edhe me Kristal Abazajn dhe Dejvi Bregun, ishte ndër më të dalluarit dhe më të merituarit për sukseset e skuadrës gjirokastrite.

24-vjeçari Rroca në 29 ndeshje të zhvilluara me Luftëtarin realizoi 5 gola dhe asistoi në 6 të tjerë, ndërsa mbi të gjitha bëhet fjalë për një futbollist me shumë temperament, gjë që dëshmojnë edhe 8 kartonët e verdhë.

Ai ndryshe pjesë e Luftëtarit është nga shtatori i vitit 2015-të, kur kishte arritur nga Tërbuni, ndërsa vlen të theksohet se gjatë vitit 2013-të kishte një aventurë të shkurtë në Zvicër, duke luajtur për skuadrën e GC Biaschesi në ligat e ulëta.

Leave a Reply