Real Madridi është gati të shpenzojë plotë 50 milion euro për Julian Vajgëll të Borusia Dortmund. Për talentin e “milionerëve” interesohet edhe Mançester Siti, që kohë më parë kiste shfaqur interesim për një nga talentët më premtues në futbollin europian.
22-vjeçari ka luajtur një rol të rëndësishëm te Dortmundi, pjesë e së cilës është që nga vera e vitit 2015-të, kur kishte arritur nga rradhët e Munih 1860.
Julian Vajgëll brenda periudhës 3-vjeçare të kaluar te skuadra nga “Sinjal Iduna Park” ka zhvilluar plotë 127 ndeshje, duke realizuar 2 gola, ndërsa në saje të paraqitjeve të mira, morri ftesë edhe për në Kombëtaren A të Gjermanisë, për të cilën ka zhvilluar 5 paraqitje.
Mirëpo lëndimet e shpeshta së fundmi bënë që ai të mos ftohet nga ana e Joakim Lëv për në Botërorin e Rusisë, edhe pse aftësitë e tij janë të pamohueshme. Pikërisht aftësia për të mbrojtur prapavijën, dhe aftësia për të kontrolluar tempin e lojës dhe të ruajë qetësinë është arsyeja kryesore pse ai shquhet si një nga futbollistët më premtues në botë.
E kur një futbollist ka vyrtyte të këtilla, atëherë nuk ka se si të mungojë interesimi nga Reali i Madridit, skuadër kjo e cila në sezonin e ri do të drejtohet nga Lopetegi, që gjithashtu dëshiron transferimin e 22-vjeçarit Vejgëll në ‘Santiago Bernabeu”.