Në maj të vitit të kaluar, skuadra kampione në fuqi e Europës, Real Madridi vendosi të nënshkruajë me super talentin brazilian Vinicius Junior, i cili në atë kohë ishte 16 vjeç dhe klubit madrilenë i kushtoi 45 milionë euro.
Braziliani i ri, u la si huazim te skuadra e Flamengos prej nga edhe ishte blerë, deri këtë verë, kur edhe do ta kalojë në “Santiago Bernabeu”.
Mirëpo, përpos se u bë e ditur shuma e transferimit të tij nga skuadra braziliane, nuk dihej megjithatë paga e tij, së paku jo deri tani.
Mirëpo janë mediat spanjolle, ata të cilat së fundmi kanë zbuluar se sulmuesi 17-vjeçar, do të paguhet rreth 7.5 milionë për sezon, çka do të thotë se paga e brazilianit të ri, do të jetë më e madhe se shumë futbollistë aktual të Real Madridit, si Marko Asensio, Kasemiro, Dani Karvahal, e disa të tjerë.
Kjo pagë e lartë për të riun, mund edhe të krijojë pakënaqësi brenda futbollistëve madrilen, mirëpo në rast se Vinicius Junior e tregon veten me paraqitjet e tij, atëherë qetësia edhe mund të “blihet” në atë mënyrë.