Kroacia të mërkurën (11 korrik) do të zhvillojë takimin gjysmëfinal kundër Anglisë në kuadër të Kampionatit Botëror në Rusi.
Është kjo ndeshja më e rëndësishme për kroatët, të cilët para vetes kanë rastin historik për tu kualifikuar në finalen e madhe dhe për të tejkaluar atë sukses historik të vitit 1998-të, kur gjenerata e artë e përbërë nga futbollistë si Davor Shuker, Zvonimir Boban, Slaven Biliç, Robert Prosineçki, Ardian Kozniku, kishin arritur në gjysmëfinale të Botërorit që mbahej në Francë.
Megjithatë trajneri Zlatko Daliç për këtë ndeshje nuk do të ketë në dispozicion formacionin më të mirë, pasi me shumë gjasa në këtë ndeshje nuk do të luaj mbrojtësi i krahut të djathtë, Sime Vrshaljko.
Mbrojtësi i djathtë i Atletiko Madridit u detyrua të brakti ndeshjen çerekfinale kundër Rusisë dhjetë minuta para përfundimit të shtunën mbrëma pasi e pësoi një lëndim në gjurin e majtë.