Makedonija Gj.P transferon një ish futbollistë të Shkëndijës!

Pas Ilirid Ademit, skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit ka rrëmbyer edhe një tjetër futbollistë nga rradhët e Gostivarit, i cili më parë kishte qenë edhe pjesë e Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për mesfushorin Sabit Bilali, i cili bashkë me sulmuesin Ademi pritet që të ndihmojnë skuadrën shkupjane në sezonin e ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, aty ku nuk arritën të sigurojnë një vend bashkë me ish skuadrën e tyre Gostivarin, skuadër kjo që u eliminua në ndeshjen e balotazhit nga Boreci.

Që të dy pa dyshim se do të ngrisin cilësinë e kualitetit te skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit, që në Ligën e Parë dëshiron të luaj një rol të rëndësishëm dhe jo të jetë nën hijen e skuadrave tjera.

Ndryshe Bilali është vetëm 20-vjeçar, mirëpo pas vetes ka edhe karrierë ndërkombëtare, ku fillimisht ishte pjesë e ekipit të të rinjëve të Dinamo Zagrebit, teksa gjithashtu kishte luajtur edhe në ligat e ulëta të Gjermanisë, duke veshur fanellën e skuadrës së FSV Luckenëalde. Ai ndryshe në Maqedoni kishte nisur karrierën te Renova, ndërsa para se të transferohej te Gostivari ishte pjesë e Shkëndijës, mirëpo duke mos arritur që të zhvillojë ndonjë ndeshje me ekipin e parë.

Leave a Reply