Ylli kosovar, Milot Rashica përpoës që është një futbollist i madh, ai ka treguar edhe zemrën e tij të madhe dhe shpirtin e tij human. Futbollisti i Verder Bremen, ka vendosur ti dalë në ndihmë Aurora Krasniqit, vajzës kosovare e cila vuan nga një sëmundje e leukemistë akute “lymphoblasrice”.
Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri, i cili gjithashtu njihet si një bamirës i madh, teksa rikujtojmë se përveç Rashicës, për këtë vajzë 18-vjeçare kontribut ka dhënë edhe familja Xhaka, e futbollistëve të njohur, Granitit dhe Taulantit.