Milani për herë të parë në histori nuk do të ketë fanellat dhe veshjet sportive të prodhuara nga gjiganti i veshmbathjeve, “Adidas”. Milani ka kaluar me Adidasin kohë të lavdishme, duke fituar të gjithë titujt e mundshëm në futboll.
Për sezonin 2018/2019, Milani ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me kompaninë rivale të “Adidasit”, – PUMA.
Fanella ikonë e Milanit, me vijat vertikale kuq dhe zi, përsëri do të mbetet dizajni primar i klubit nga veriu i Lombardisë mirëpo tash në vend të Adidas do të jetë PUMA.
Kjo marrëveshje Milanit besohet se do t’i sjellë 12 milionë euro në vit.
Fanellat e reja të skuadrës nga “San Siro” tashmë kanë dalur në shitje.