Një ngjarje jo e këndshme që për pak mund të kthehej në një tragjedi, i ka ndodhur sulmuesit italian të Lacios, Çiro Immobile. Gjatë kohë që futbollistët janë pushim, ai ka zgjedhur të relaksohet në bregdet, por mesa duket ky pushim nuk ka shkuar ashtu siç duhet.
Një person i panjohur, i është afruar sulmuesit lacial dhe pasi ka folur me tone të lara, ka nxjerrë një thikë duke e kërcënuar, por kanë qenë pushuesit e rastit ato të cilët kanë ndërhyrë duke qetësuar situatën, ndërkohë që personi në fjalë ka ikur me vrap, shkruan.
Policia italiane ka arritur të identifikojë personin e armatosur dhe shprehet e është me probleme mendore. Shkaku i kërcënimit ndaj Immobiles, mendohet të jetë rivaliteti sportiv, duke qenë se tifozët e Romës, nuk kanë një marrëdhënie të mirë me ato të Lacios.