Kristiano Ronaldo me shumë gjasa sezonin e ri futbollistik do të luaj në “Serie A” me fanellën e Juventusit, ndërsa një transferim i këtillë mund ta pasurojë skuadrën “bardhezi” nga Torino në fushën e marketingut.
Sipas mediave më të fuqishme italiane dhe spanjolle, Juventusi është duke finalizuar detajet e fundit për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Kristiano Ronaldo.
E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” ka publikuar një studim nga “Stage Up/Ipsos”, në lidhje me rritjen e të hyrave nga marketingu te skuadra kampione në fuqi e Italisë, në rast të transferimit të yllit portugez.
Juventus pritet të shënojë rritje prej 80 milionë eurosh në vit nga marketingu, me blerjen e Ronaldos.
Një rritje e tillë në fushën e marketingut do t’i ndihmonte skuadrës italiane të shëndrrohej në një prej pesë klubeve më të pasura në botë.