Çmendet PSZH, 100 mln euro për mesfushorin, Kante

Paris Sen  Zhermeni është gati të bëjë edhe një transferim të bujshëm në këtë merkatoje vere. Pas portierit legjendar të Juventusit, Xhanluixhi Bufon, parisienët në “Parkun e  Princërve” dëshirojnë të sjellin edhe mesfushorin e palodhshëm francez të Çelzit, N’golo Kante.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare sportive, numri një i PSZH-së, Naser Al-Khelaifi, tashmë ka bërë edhe ofertën e parë konkrete për 27-vjeçarin Kante, që kap shifrën e 100 milion eurove.

Mesfushori i cili momentalisht është i angazhuar me kombëtaren franceze në Botërorin e Rusisë si një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës nuk është përfshirë fare në këtë diskutim duke ja lënë në dorë të paktën për momentin menaxherit të tij.

Për t’i dhënë vetes një ndihmesë akoma edhe më të madhe, PSZH është gati të përfshijë në marrëveshje edhe Adrien Rabiot kontrata e të cilit skadon me parizienët sezonin e ardhshëm. Tratativat mes palëve duken disi të vështira, pasi tekniku i ardhshëm i klubit londinez, Mauricio Sarri ia ka bërë të qartë presidentit Roman Abramoviç që futbollistët më të rëndësishëm të skaudrës nuk duhet të largohen dhe njëri prej tyre është pikërisht N’golo Kante.

 

Leave a Reply