Është mbyllur me barazimin 1:1 pjesa e parë e takimit të fundit çerekfinal midis nikoqirëve të Rusisë dhe Kroacisë, njofton “infOSport.mk”.
Ishin rusët ata të cilët avansuan të parët me golin e realizuar nga Denis Çerishev në minutën e 31-të, teksa barazimin kombëtares roate i’a siguroi Andrej Kramariç.
Sulmuesi i Hofenhajmit golin e tij të parë në këtë Botëror e realizoi në minutën e 39-të, ndërsa tashmë në 45 minutat e dyta mbetet të shihet se cila prej kombëtareve do të shënojë dhe do ti gëzohet fitores, apo ndoshta mund të shohim edhe vazhdime, apo edhe penalti.