Autogoli i Fernandinjos, me të cilin Belgjika avansoi me rezultatin 1:0 ndaj Brazilit, është autogoli i 11-të në kuadër të Kampionatit Botëror në Rusi, kampionat ky i pari që arrinë numrin dyshifror.
9 prej tyre u realizuan në fazën e ndeshjeve në grupe, ndërsa dy të tjerët në fazën e ndeshjeve me eliminim.
Ishte kjo hera e parë që Belgjika kishte përfituar nga një autogol në Botërorin e Rusisë, ku autogolin e parë e kishte realizuar Aziz Buhaduz i Marokut, që kishte shënuar në favor të Iranit.
Gjithë autogolat e realizuar në KB “Rusi 2018”: |
Aziz Buhaduz (Maroko) – në favor të Iranit |
Aziz Behiç (Australi) – në favor të Francës |
Ahmed Fathi (Egjipt) – në favor të Rusisë |
Edson Alvarez (Meksikë) – në favor të Suedisë |
Ogunekaro Etebo (Nigeri) – në favor të Kroacisë |
Tiago Conek (Poloni) – në favor të Senegalit |
Denis Çerishev (Rusi) – në favor të Uruguait |
Sergej Ignasheviç (Rusi) – në favor të Spanjës |
Jan Zomer (Zvicër) – në favor të Kosta Rikës |
Jasin Meria (Tunizia) – në favor të Panamasë |
Fernandinjo (Brazil) – në favor të Belgjikës |