Braziliani i naturalizuar Fernandesh shënon dhe barazon ndaj Kroacisë (VIDEO)

Braziliani i naturalizuar, Mario Fernandesh ka arritur që të barazojë shifrat në 2:2 në ndeshjen dramatike ndaj Kroacisë, e vlefshme për çerekfinalet e Botërorit “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti i CSKA Moskës me kokë shënoi golin e dytë në rrjetën e Subashiç, kur më së larti kërceu në zonën kundërshtare, duke shënuar golin e tij të parë me fanellën e Rusisë në ndeshjen e tij të 10-të.

Kështu ndeshja u drejtohet penaltive. Mbetet të shihet se kush do të jetë skuadra fituese, Rusia apo Kroacia?

Leave a Reply