Vardari ka demoluar Rabotniçkin me rezultatin 6:0 në miqësoren e zhvilluar sot në Shkup, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nënkampione ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë se futbollistët e rinj të Rabotniçkit, me të cilët trajneri Gjore Jovanovski kishte vendosur ti kundërvihet skuadrës së Boban Babunskit.
Ky i fundit në fushë kishte zbritur me formacionin më të mirë, tek i cili me shumë gjasa do të mbështet edhe për dy ndeshjet e rrethit të parë eliminatorë të Liga Europa kundër Pjunik, por edhe për ndeshjet kampionale të sezonit të ri futbollistik. Pjesë e këtij formacioni gjithashtu ishte edhe futbollisti brazilian, Vilian Lira Souza, i cili gjatë ditës së sotme u prezantua te Vardari, ndërsa që në ndeshjen debutuese arriti që të shënojë dy gola.
Souza shënoi dy golat e parë (21’, 23’) për Vardarin, po aq gola realizoi edhe Popzlatanov (56’, 93’), teksa nga një gol realizuan edhe Cvetanoski dhe Maksimov.
Debutimin e tij me fanellën e Vardarit në këtë ndeshje e kishte edhe argjentinasi, Nikolas Hoze Heranc, i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 51-të, ndërsa gjithashtu pjesë e kësaj fitore ishin edhe Besar Iseni, që luajti deri në minutën e 51-të dhe kumanovari Fitor Rexhepi që në lojë u inkuadrua në 10 minutëshin e fundit të takimit. Një kumanovar tjetër që luajti në këtë ndeshje, ishte edhe Nehar Sadiki i Rabotniçkit, që mbante shiritin e kapitenit, ndërsa një tjetër shqiptarë që luajti sot për “romantikët” ishte edhe Sherifi, që ndodhet në prova.