UEFA ka miratuar 5 ndryshime të tjera në kompeticionet europiane, atë të Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa. Këto ndryshime, janë bërë në mënyrë që skuadrat të kenë më shumë lehtësi në kompeticionet që marrin pjesë.
1) Duke filluar nga ky sezon, ndeshjet me eliminim direkt në Kupat e Europës do të kenë mundësi të kryejnë edhe një zëvendësim të katërt nëse ndeshja shkon me kohë shtesë, gjë e cila këtë radhë u përdor në Kupën e Botës, ndërkohë që për herë të parë, u përdor në takimin Santa Koloma-drita.
2) Ashtu si kombëtaret që marrin pjesë në turne të ndryshëm, edhe klubet do të kenë mundësi që të grumbullojnë plot 23 futbollistë, nga 18 që lejohen aktualisht. Kjo iu jep më shumë mundësi trajnerëve për të përzgjedhur formacionin që duan.
3) Ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të vazhdojnë të luhen çdo të martë dhe të mërkurë, por ndryshe nga herët e tjera, 2 takime do të luhen në orën 18:55, ndërsa dy të tjera në orën 21:00, ndërkohë që tani luhen në 20:45. Java e fundit e fazës në rupe, do t’i luajë të gjitha ndeshjet në një orar, me përjashtim të rasteve të veçanta.
4) Pas kalimit të fazës në grupe si në Ligën e Kkampionëve, po ashtu edhe në Liga Europa, çdo ekip do të ketë mundësi që të regjistrojë 3 futbollistë të tjerë në listën që është zyrtarizuar në fillim.
5) Ndryshe nga kampionatet elitare dhe profesioniste, në Ligën e kampionëve për të rinjtë “UEFA Youth League”, do të lejohen 5 zëvendësime në total, që do të thotë se në kohën shtesë mund të bëhen 2 zëvendësime më tepër e jo vetëm 1.