Franca e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë të ndeshjes çerekfinale kundër Uruguait në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”.
Golin e vetëm “gjelat” e realizuan në minutën e 40-të, me anë të mbrojtësit Rafael Varane, i cili përfitoi nga harkimi i Antuan Grizman nga gjuajtja e lirë, dhe me kokë shënoi në rrjetën e Musleras.
Është ky takimi i parë çerekfinal, teksa me fillim në ora 20:00 në program është edhe ndeshja e dytë çerekfinale, ajo midis Brazilit dhe Belgjikës.
Fituesit e këtyre dy përballjeve do të takohen në gjysmëfinalen e parë, që në program është me datë 10 korrik.