Formacionet zyrtare, Brazil-Belgjikë

Me fillim në ora 20:00 në stadiumin “Kazan Arena” në Kazan do të zhvillohet edhe ndeshja e dytë çerekfinale në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, ku mejdanin do të ndajnë Brazili dhe Belgjika.

Të dy trajnerët tashmë kanë bërë publike edhe formacionet me të cilat do të zbresin në fushën e blertë, ku bien në sy edhe disa ndryshime tek të dyja skuadrat, për dallim nga ndeshjet e tyre të fundit.

Kështu trajneri Tite për ndeshjen e sontme ndaj Bekgjikës ka vendosur që në krahun e majtë të mbrojtjes të vendos Marselon, i cili rikthehet nga dëmtimi, teksa të pezulluarin Kasemiro për shkak kartonëve, në mesfushë do ta zëvendësojë Fernandinjo.

Në anën tjetër trajneri Martinez ka vendosur t’u besojë nga minuta e parë futbollistëve që e shpëtuan në ndeshjen me Japoninë, dyshes Fellaini-Çadli, duke sakrifikuar kështu emra të cilët kishin luajtur rregullisht më parë, mes të cilëve edhe Mertens. Kësisoj, në krahët e sulmit, në mbështetje të qendër sulmuesit Romelo Lukaku do të jenë Kevin De Brujne dhe Eden Hazard.

Ndeshja midis Brazilit dhe Belgjikës i është besuar abitrit serb Milorad Maziç, ndërsa fituesi i kësaj përballjeje në gjysmëfinalen e 10 korrikut do të përballet me Francën, që në çerekfinalen e parë eliminoi Uruguain.

FORMACIONET ZYRTARE
BRAZILI: Allison, Marselo, Miranda, T. Silva, Fagner, Fernandinjo, Paulinjo, Kutinjo, Uillian, Nejmar, G. Hesus.
TRAJNER: Tite
BELGJIKA: Kurtua, Alderueireld, Kompani, Vertongen, Munier, Fellaini, Vitsel, Çadli, De Brujne, Hazard, Lukaku.
TRAJNER: R. Martinez

Leave a Reply