Botërori i Rusisë ka hyrë në fazën më interesante të saj, ku tashmë në garë kanë mbetur vetëm edhe 8 kombëtare, që do të kërkojnë rrugëtimin e tyre drejt finales.
Sot starton faza e ndeshjeve çerekfinale, ku FIFA ka përcaktuar edhe arbitrët që do të referojnë këto takime.
Ndeshjen e parë çerekfinale, atë midis Uruguait dhe Francës që starton në ora 16:00 do ta referojë arbitrti argjentinas, Nestor Pitana, teksa ndeshjen e dytë të së premtes, atë midis Brazilt dhe Belgjikës do ta drejtojë arbitri serb, Milorad Maziç.
Ndërkohë sa u përket takimeve çerekfinale të së shtunës, ajo midis Suedisë dhe Anglisë (16:00h) i është besuar arbitrit holandez, Bjorn Kuipers.
Ndeshja e fundit çerekfinale e Botërorit në Rusi ëshët ajo midis nikoqirëve të Rusisë dhe kombëtares së vetme ballkanase, Kroacisë, ndeshje këtë të cilën do ta drejtojë arbitri brazilian Sandro Riçi.
Ndeshja Rusi-Kroaci starton në ora 20:00 dhe e njëjta do të zhvillohet në Soçi.