Përforcimi më i ri i Interit, Lautaro Martinez ka dhënë përshtypjet e tij të para pas arritjes te skuadra nga Milano. Talenti argjentinas është futbollisti i 5-të që përforcon rradhët e 18 herë kampionëve të Italisë gjatë këtij afati kalimtarë të verës. Martinez, i cili ka të zhvilluar një ndeshje edhe me Kombëtaren e Argjentinës, te Interi erdhi nga rradhët e skuadrës së Rasing Klub.
Primo giorno da nerazzurro ⚫️🔵
Qui le altre 📸 di Lautaro! 👉 https://t.co/hPsiNmNgV1#WelcomeLautaro #InterIsHere #FCIM pic.twitter.com/1QjYCtrqcZ
— Inter (@Inter) July 4, 2018
“Jam shumë i lumtur. Kemi punuar shumë rreth këtij transferimi. Tanimë gjithçka është mbyllur dhe jam shumë i lumtur për këtë sfidë të re që do e përjetojë këtu. Mbi të gjitha dua të ambientohem dhe të njoh mirë bashkëlojtarët e mi dhe trajnerin. Pas kësaj dua të di se cili do të jetë roli im në fushën e blertë. Jam i gatshëm të jao gjithçka për këtë fanellë” – tha Martinez.
Rikujtojmë përveç Martinez, Interi arriti që të angazhojë edhe Stefan De Vraj, Raxha Naingolan, Kvadvo Asamoah dhe Mateo Politano.