Suad Sahiti ka braktisur rradhët e Skënderbeut dhe karrierën e tij do ta vazhdojë në Greqi te skuadra e Larisa, njofton “infOSport.mk”.
Lajmin e ka publikuar vetë skuadra greke në faqen e saj zyrtare, ku njofton se me futbollistin shqiptarë ka arritur kontratë 3-vjeçare. Detaje tjera përveç kohëzgjatjes nuk janë bërë të ditura, ndërsa do të jetë kjo një eksperiencë tjetër në karrierën e Sahitit, i cili më parë ishte pjesë edhe e Rabotniçkit.
Sahiti skuadrës kampione të Shqipërisë iu bashkua verën e vitit 2017-të, teksa me fanellën e “romantikëve” kishte luajtur për tre sezone të plota, duke zhvilluar plotë 57 ndeshje dhe duke realizuar njëkohësisht edhe 6 gola.
Rikujtojmë gjatë ditës së djeshme Larisa njoftoi për dështimin e marrëveshjes me mesfushorin e Partizanit, Idriz Batha, ku si argument për prishjen e së njëjtës kishte qenë shqiponja e bërë me duar nga ish-kapiteni i skuadrës tiranase.